75 Mall Live Search
15:12 / E Martë, 05 Gusht 2025 / Z S

Takohen Krasniqi dhe Hargreaves, diskutohet nevoja urgjente për funksionalizimin e institucioneve

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës ka zhvilluar sot një takim me Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves.

Në këtë takim u diskua për nevojën urgjente të funksionalizimit të institucioneve.

Postimi i plotë

Sot pata kënaqësinë të takoj edhe Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves.

Diskutuam për situatën politike në vend, zhvillimet paszgjedhore dhe nevojën urgjente për funksionalizimin e institucioneve të reja, në përputhje me Kushtetutën.

Me Ambasadorin Hargreaves ndava shqetësimet tona për bllokadën aktuale institucionale, e cila po e dëmton besimin e qytetarëve dhe po pengon zhvillimin demokratik të vendit.

E ritheksova se Partia Demokratike e Kosovës do të vazhdojë të luajë rol konstruktiv, në mbrojtje të rendit kushtetues, demokracisë funksionale dhe partneritetit tonë të fortë me Mbretërinë e Bashkuar dhe miqtë ndërkombëtarë të Kosovës.