75 Mall Live Search
17:19 / E Hënë, 14 Mars 2022 / AR

Takohen Krasniqi e Abott, ja çfarë u dskutua

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi sot është takuar me ambasadorin britanik, Nicholas Abbott.

Ata diskutuan për zhvillimin ekonomik lokal, rritjen e mbështetjes komunale, demokracinë lokale dhe projektet e tjera të cilat mbështeten nga Ambasada Britanike në shërbim të rritjes së transparencës dhe llogaridhënies.

“Së bashku me Shkëlqësinë e Tij, Ambasadorin e 🇬🇧 në 🇽🇰 z. Abbott diskutuam për zhvillimin ekonomik lokal, rritjen e mbështetjes komunale, demokracinë lokale dhe projektet e tjera të cilat mbështeten nga Ambasada Britanike në shërbim të rritjes së transparencës dhe llogaridhënies.

Jemi gjithmonë mirënjohës ndaj miqëve tanë ndërkombëtar për ndihmën e tyre në rrugëtimin tonë të përbashkët”, ka shkruar ai./Indeksonline/