75 Mall Live Search
16:38 / E Mërkurë, 08 Shtator 2021 / LB

Takohen krerët e opozitës/ Krasniqi, Abdixhiku dhe Haradinaj, ja çka u diskutua

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ai i LDK-së Lumir Abdixhiku dhe ai i AAK-së, Ramush Haradinaj, janë takuar sot.

Takimin e ka konfirmuar për “Indeksonline”, zëdhënësi i PDK-së, Faton Abdullahu.

“Kryetari Krasniqi ka diskutuar me z. Abdixhiku dhe z.Haradinaj per fillimin e sesionit vjeshtor të Kuvendit të Kosovës dhe për nevojen që të ketë diskutim për çeshtjet aktuale, përfshire çështjen e pandemisë, duke u nisur edhe nga qëndrimi që ai ka shprehur edhe në letrën dërguar Kryeministrit Kurti”, tha Abdullahu.