75 Mall Live Search
15:05 / E Premte, 20 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Takohen Kurti e Mustafa në Kuvend

Ka një orë që në Kuvend të Kosovës, larg syrit të mediave ka nisur takimi midis kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit dhe liderit të LDK-së, Isa Mustafa.

Ata janë duke tentuar që të merren vesh për koalicionin, pas një jave barrakadim negociatash pas mospajtimit për pozitën e presidentin.

Takimi Kurti – Mustafa vjen një ditë pas presionit ndërkombëtar për krijim të koalicionit, e thirrjeve që sa më shpejt të arrihet marrëveshje për formim të institucioneve.

Sipas burimeve të Expressit takimi është duke u mbajtur në Kuvend, derisa, ka një orë që ka filluar.

Se mund të takohet sot me Mustafën e ka konfirmuar gjatë ditës edhe lideri i VV-së, Albin Kurti.