Takohen Kurti-Mustafa
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti dhe ai i LDK-së Isa Mustafa, sot mbajnë edhe një takim tjetër.
Takimi midis Kurtit e Mustafës është paraparë nga ora 13:00, por nuk janë dhënë të tjera detaje nëse ka pajtueshmëri për marrëveshje bashkëqeverisëse ku do të finalizohej sot apo jo.
Takimet midis dy liderëve në përpjekje të formimit të një koalicioni deri tashti nuk kanë dhënë ndonjë rezultat.
Ata vazhdimisht janë pajtuar vetëm për të vazhduar bisedimet. Të dyja subjektet ka kohë që kanë pranuar se janë pajtuar për programin qeverisës të përbashkët. Negociatat LVV – LDK kanë ngecur te ndarja e posteve, konkretisht te posti i presidentit, të cilin e kërkon LDK-ja e Isa Mustafës.
Pavarësisht kësaj, presidenti i vendit Hashim Thaçi caktoi seancën konstituive e Kuvendit e cila do të mbahet më 26 dhjetor.