75 Mall Live Search
12:04 / E Enjte, 26 Gusht 2021 / LB

Takohen Kurti, Osmani e Konjufca, nuk dihet arsyeja

Krerët më të lartë të shtetit, presidentja e vendit, Vjosa Osmani, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, dhe kryeministri Albin Kurti kanë zhvilluar një takim të përbashkët në presidence.

Këtë për “Indeksonline”, e ka konfirmuar Bekim Kupina, këshilltar i presidentes Osmani.

Ai ka thënë se nuk ka pasur ndonjë gjë të jashtëzakonshme që është diskutuar, por janë takime të rregullta që krerët e shtetit zhvillojnë mes vete.

Kujtojmë se këto ditë pritet të mbahet takimi i radhës në Bruksel mes dy delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë për çështjen e dialogut.

Poashtu temë kryesore në vend ditëve të fundit ka qenë edhe strehimi i afganëve që është bërë më kërkese të Shteteve të Bashkuara të Amerikës./Indeksonline/