75 Mall Live Search
21:08 / E Martë, 10 Janar 2023 / shkelqim osmanaj

Takohen Lajçak dhe Escobar, diskutojnë për hapat e mëtutjeshëm në dialog

Emisari special i BE’së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak është takuar sot me të dërguarin e Posaçëm të SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Lajcak përmes një postimi në Twitter njoftoi se në këtë takim është diskutuar për hapat e mëtutjeshëm në dialog.

“Harta e hapave të mëtejshëm në Dialog me kolegun dhe mikun tim, Escobar. Mezi presim të vazhdojmë bashkëpunimin tonë shumë të ngushtë në vitin 2023”, shkroi Lajcak.