75 Mall Live Search
13:11 / E Enjte, 30 Prill 2020 / indeksADMonline

Takohen online Minstrat e Jashtëm të Ballkanit Perëndimor, Cakaj: BE krah nesh në këtë situatë. Shqipëria e përkushtuar në zbatimin e prioriteteve

Ministri i Punëve të Jashtme në Shqipëri, Gent Cakaj ka zhvilluar një video-konferencë me Komisionerin për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Zgjerimit, Olivér Várhelyi.

Ai ka falenderuar për mbështetjen e pakursyer të Bashkimit Evropian në luftën kundër COVID-19, shkruan IndeksOnline.

Njoftimi:

Sot, së bashku me ministrat e tjerë të Ballkanit Perëndimor, zhvilluam një video-konferencë me Komisionerin për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Zgjerimit, z. Olivér Várhelyi.

Në këtë takim digjital shprehëm mirënjohjen për mbështetjen e pakursyer të Bashkimit Evropian në luftën kundër COVID-19 dhe nënvizuam rëndësinë e përqendrimit të mëtejmë të të gjitha përpjekjeve në përballimin e kësaj sfide.

Po ashtu, pavarësisht rrethanave të pazakonta, shpalosëm punën e Shqipërisë në rrugën evropiane dhe theksuam përkushtimin për të vepruar në përputhje me të gjitha prioritetet, siç janë paraqitur në përfundimet e fundit të Këshillit. Kjo është thelbësore për të përparuar edhe më tej në procesin e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.