75 Mall Live Search
18:18 / E Premte, 27 Maj 2022 / MSH

Takohen Osmani dhe Abbott, flasin për zhvillimet e fundit në vend

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, ka pritur sot në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, z. Nicholas Abbott.

Në takim me  ambasadorin Abbott, Presidentja Osmani ka diskutuar për zhvillimet e fundit në vend, rajon dhe kontinentin evropian, duke përfshirë koordinimin në politikën e jashtme.

Presidentja ka falënderuar ambasadorin Abbott për përkrahjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar për Kosovën.