Takohen përfaqësues të Policisë së Kosovës dhe përfaqësues të Shoqatës së Gastronomeve të Kosovës

Sot, më 18.03.2021, në ambientet e Drejtorisë së përgjithshme të Policisë së Kosovës drejtori i Departamentit për operacione në Policinë e Kosovës, Gazmend Hoxha dhe drejtori i Divizionit për siguri publike në PK, Arbnesh Ajvazi, zhvilluan një takim me përfaqësues të Shoqatës së Gastronomeve të Kosovës.
Takimi i sotëm kishte karakter avancimin e bashkëpunimit dhe partneritetit ndërmjet palëve me qëllim të ruajtjes së shëndetit publik.
Duke iu referuar gjendjes së tanishme dhe nevojës së veprimeve dhe masave të vazhdueshme që duhet ndërmarrë e marrë në funksion të ruajtjes së shëndetit publik, palët diskutuan çështje relevante që ndërlidhen me fushat respektive të përgjegjësisë dhe adresimin konkret të tyre.
Policia e Kosovës konfirmoi se do të vazhdojë edhe më tej realizimin e detyrave dhe përgjegjësive të saj në aspektin e sigurisë dhe ofrimin e mbështetjes policore në këtë periudhë pandemie nëpër të cilën po kalojmë.