Takohen Tolaj e Dumoshi, veprat artistike të Hotelit Grand kalojnë nga AKP në MKRS

Drejtori i AKP-së, Valon Tolaj, ka takuar sot ministren e Kulturës e Sportit, Vlora Dumoshi. Përmes bashkëpunimit midis dy institucioneve është arritur marrëveshja që veprat artistike të hotelit “Grand” të kalojnë nga AKP-ja në MKRS.
“Veprat artistike me vlere qe ndodhen ne ambientet e hotelit ‘Grand’, ishin temë diskutimi me ministren e Kulturës, Vlora Dumoshi.
Përmes bashkëpunimit të AKP-së dhe Ministrisë se Kultures, këto vepra artistike shumë shpejt do t’i kalojnë në pronësi Ministrisë se Kulturës.
Falënderim për bashkëpunimin ministre Vlora Dumoshi dhe zv.ministër Halil Matoshi”, shkruan Tolaj në njoftim./Indeksonline/
