75 Mall Live Search
19:50 / E Mërkurë, 29 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Takohen Zaev, Ahmeti dhe Xhaferi

Kërkesa e gjykatës për heqjen e imunitetit ndaj deputetëve të dyshuar, është pranuar nga kryeparlamentari i Maqedonisë, Talat Xhaferi dhe nga ai pritet që të kërkojë nga Komisioni për çështjen e imunitetit që të vendosin për imunitetin e gjashtë deputetëve të VMRO DPMNE-së.

Ndërkohë mësohet se Xhaferi për momentin është në takim me Zaevin dhe Ahmetin, pikërisht në institucionin ligjvënës.

Nga BDI-ja për Alsat thonë se në takim bisedohet për zhvillimet e fundit politike në vend.