17:16 / E Martë, 23 Shkurt 2021 / Blerim

Takohen krerët e Serbisë, diskutojnë për zgjedhjet në Kosovë

Anëtarët e Presidencës së Partisë Progresive Serbe mbërritën në seancën e planifikuar, ndërkohë që Aleksandar Vuçiq shkoi në seancën e Presidencës, siç ishte paralajmëruar më parë.

Në këtë takim morën pjesë edhe Kryeministrja Ana Brnabiç, Sinisa Mali, Maja Gojkoviç, Zoran Babiç, Nela Kuburović, Miroslav Čučković  dhe disa përfaqësues të Qeverisë së Serbisë.

Siç është raportuar më parë nga media, seanca e kryesuar nga lideri i partisë Aleksandar Vuçiq po diskutohet për situatën në Kosovë, pas zgjedhjeve parlamentare dhe në atë kontekst do të konsiderohet vizita e të dërguarit special për dialog midis Kosovës dhe Serbisë Miroslav Lajčák javën tjetër, ka njoftuar gazeta serbe “Republika”.

Gjithashtu në këtë takim po diskutohet edhe situata në Bosnjë dhe Hercegovinë.