22:54 / E Martë, 28 Shkurt 2023 / MSH

Takohet me Bislimin, Lajçak: Mezi pres të vij në Kosovë të diskutojmë modalitetet e zbatimit të marrëveshjes

Emisari i BE-së, Miroslav Lajçak u takua dje me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi, për të diskutuar lidhur me dialogunn.

Nga ky takim, Lajçak thotë se mezi pret të vizitojë Kosovën dhe të diskutojë modalitetet e zbatimit të planit të propozuar nga BE.

“Në vijim të takimit të djeshëm të Dialogut me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi. Mezi pres vizitën time në Kosovë së shpejti për të diskutuar modalitetet e zbatimit. Theksoi rëndësinë e marrëveshjes për aneksin e zbatimit për të garantuar se gjithçka që është rënë dakord do të zbatohet” shkroi Lajçak në Twitter.