75 Mall Live Search
19:31 / E Hënë, 02 Qershor 2025 / Burim

“Takohet me Limajn e në mesnatë thirrë deputetë me i bindë…” – Haziri flet për Kurtin

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri tha se një krizë zgjedhore ka qenë e paralajmëruar gjatë fushatës zgjedhore, që kulmoi me 9 shkurt.

Haziri tha se ‘Kurti se thotë është procedurale zgjedhja e kryetarit të Kuvendit, pasdite takohet me kreun e Nismës, Fatmir Limaj për marrëveshje politike’.

“Sepse është legjitime me zgjedh format dhe metodë të fushatës negative, zaten nuk duhet me u befasu që ka ofendu me çdo term, sepse tash e 20 vjet e ka bë njëjtë. Sepse Kurti ka qëllim. Qëllimi i tij është kështu: Sot ai e ka marrë parimin, edhe, edhe. Nuk mundesh edhe procedurë edhe marrëveshje politike, nuk funksionon kjo punë”, ka thënë Haziri në Klan Kosova.

“Zoti Kurti paradite thotë është procedurale zgjedhja e kryetarit të Kuvendit, pasdite takohet me zotin Fatmir Limaj me bë marrëveshje politike. Në mesnatë thirre deputetë me ia votu Kuvendin dhe Qeverinë”, vijoi tutje ai.