15:07 / E Enjte, 12 Maj 2022 / B O

Takohet nënkryetari i Prishtinës me nënkryetarin e Vjenës, Zogaj e fton atë në dy ngjarje të mëdha që mbahen këtë verë

Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Alban Zogaj po qëndron për vizitë zyrtare në Austri. Ai ka takuar nënkryetarin e kryeqytetit austriak, Vjenës, Christoph Wiederkehr.

Zogaj e ka ftuar nënkryetarin e Vjenës për të marrë pjesë në dy ngjarje që mbahen këtë verë në Prishtinë, në Manifesta dhe Sunny Hill.

“Takim jashtëzakonisht miqësor dhe i frytshëm me homologun tim, nënkryetarin e qytetit të Vienës, Z. Christoph Wiederkehr.
Biseduam për shumë tema në interes të përbashkët, e në veçanti biseduam lidhur me përvojat e qytetit të Vienës në menaxhimin e mbeturinave, rregullimin e funksionimit të parkingjeve , taksive 🚘 dhe trotinetëve elektrik 🛴.
Temë e veçantë ishte edhe funksionimi i trafikut urban 🚍dhe menyrat më të mira për lëvizje të qytetarëve. 🚶🏼‍♂️
Christoph-in e ftova të vizitojë Prishtinën, këtë verë, për të marrë pjesë në ngjarjet e Manifestas dhe Sunny Hill Festival” shkruan Zogaj në njoftim./Indeksonline/