75 Mall Live Search
09:28 / E Enjte, 05 Dhjetor 2024 / S Z

Takojini yjet e filmit “Troubleshooters” në Albi Mall dhe Cineplexx!

Më 8 dhjetor, Albi Mall dhe Cineplexx ju sjellin kastin e aktorëve të filmit më të ri, “Troubleshooters”, në një ngjarje të veçantë që nuk duhet humbur.

Festimet fillojnë në orën 18:30, në Galerinë Kryesore (Hyrja A) në Albi Mall, ku ju pret një pritje madhështore.
Të gjithë aktorët kryesorë do të jenë të pranishëm për të takuar adhuruesit e tyre dhe për të ndarë momente të paharrueshme.

Pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të shohin nga afër:
• Blerim Destani
• Noizy
• Fatmir Spahiu
• Nico Zavelberg
• Dritan Huqi

Pas takimit në Galerinë Kryesore, ngjarja zhvendoset në hapësirat e Cineplexx, ku do të mund të bëni fotografi me aktorët tuaj të preferuar dhe të përjetoni një mbrëmje të mbushur me emocion.


Mos e humbisni këtë mundësi unike për të qenë pjesë e një eventi që bashkon kinemanë, emocionet dhe yjet e filmit!


Shënoni datën dhe bashkohuni me ne për një eksperiencë të veçantë.
Albi Mall dhe Cineplexx – ku yjet takojnë publikun!