Taksa 100 % “djeg”, ja çfarë bëjnë deputetët e Listës Serbe brenda zyreve të Kuvendit!
Taksa 100% e vënë ditë më parë ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës duket se u ka kushtuar shumë këtyre dy shteteve.
Madje, presioni nga ana e tyre për të tërhequr këtë vendim nuk është ‘zbutur’ ende.
Kështu, lider dhe anëtarë të Listës Serbe kanë pozuar bashkërisht derisa pas tyre ndodhet një mbishkrim.
“Taksa 100% = 0% Liri”, shkruan pas tyre, transmeton Indeksonline.
Po i njëjti mbishkrim është vendosur edhe jashtë zyres së kësaj partie, brenda Kuvendit të Kosovës, sigurisht si porosi për të tjerët.
Kujtojmë faktin se që nga dita kur edhe është marrë ky vendim, reagmet kanë qenë nga më të ndryshimet nga pala serbe.
Nuk kanë munguar protestat e as kërcënimet e ndryshme.
Lidhur me këtë vendim, nesër për vizitë pritet të vijë në Kosovë komisioneri Johnnes Hahn.
Sipas raportimeve ai do t’u kërkojë autoriteteve të Kosovës të tërheqin vendimin për taksën doganore prej 100 për qind për mallrat që importohen nga Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina. /Indeksonline/