10:02 / E Mërkurë, 19 Shkurt 2020

Taksa 100%, ministrja Hajdari merr vendim për grup punues

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka treguar veprimet të cilat i ka marr për heqjen e taksës dhe zëvendësimin e saj me reciprocitet.

Në Konventën e Prodhuesve të Kosovës, Kurti ka treguar se Ministrja e Ekonomisë, Punës, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike, Rozeta Hajdari ka krijuar një grup punes që do të ndihmojë në heqjen e taksave.

“Rozeta Hajdari ka bërë disa hapa të cilët na sjellin edhe më afër heqjes së tarifës dhe vendosjes së reciprocitet të plotë. Rozeta tash ka marr vendim për të krijuar grupin punues me anëtarët nga Departamenti i Tregtisë, Oda Ekonomike e Kosovës, Oda e Afaristëve të Kosovës, Dogana, AVUK-u dhe Klubi i Prodhuesve të Kosovës, ky grup do të përmbledh të gjitha barrierat tregtare me Serbinë dhe do të vijë me rekomandim tek qeveria”, ka thënë Kurti.

Tutje Kurti është shprehur se “porsa të vijnë këto rekomandime në zyrën time, do t’i analizojmë dhe do të marrim vendim për largim të tarifës dhe vendosje të reciprocitetit, ne jemi shtet i pavarur dhe sovran dhe do të veprojmë si të tillë”.

Mos i humb