Taksa e ShBA-së e nervozon Kinën, paralajmëron kundërveprime
Negociatorët kinezë dhe ata të ShBA-së kanë vendosur të rifillojë bisedimet tregtare për heqjen e taksës.
Taksa e vendosur nga ShBA pritet të ketë ndikim në ekonominë globale, transmeton Indeksonline.
Presidenti Trump thotë se do ta rrisë taksën në 25%, që do të thotë se Kina do të kishte humbje deri në 200 miliardë dollarë. Po ashtu presidenti i shtetit më të fuqishëm në botë po e akuzon Kinën për mos mbajtje të premtimeve.
Kina ka thënë se nëse nuk ka ndonjë marrëveshje do të përgjigjet me kundërveprime.
FMN ka paralajmëruar që kjo luftë tregtare përbën një kërcënim për ekonominë globale./Indeksonline/