12:52 / E Shtunë, 22 Shkurt 2020 / indeksADMonline

TAKSA- Haradinaj kishte parlajmëruar gjuajte me vezë

Persona ende të panjohur kanë sulmuar sot me vezë zëvendëskryeministrin e LDK-së, Avdullah Hoti, me arsyetimin se nuk duhet hequr taksa ndaj produkteve me origjinë nga Serbia e Bosnja e Hercegovina.

Mirëpo a qëndron AAK-ja e Haradinajt prapa një sulmi të tillë meqë kreu i AAK’së si një prej kundërshtarëve më të mëdhenj të heqjes së taksës para dy ditësh kishte paralajmëruar ‘vezë’ nëse do të hiqet taksa.

“Shpresoj që ka me dalë ndonjë i ri dhe ndonjë e re që të mos i lë këta njerëz që të hynë dhe të dalin pa i ngjye me ve. Besoj që këta njerëz ashtu si ia nxijnë jetën këtij vendi me vendime të tilla do të ketë qytetarë të këtij vendi që do t’ua nxijnë jetën dhe nuk do t’i lënë të tallen me këtë Kosovë”, ka deklaruar Haradinaj më 20 shkurt në Zona B të Klan Kosovës.