75 Mall Live Search
21:17 / E Enjte, 20 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Taksa ndaj Serbisë, ministri serb tregon dëmet milionëshe

Ministri i Tregtisë në Qeverinë e Serbisë, Rasim Lajiq ka thënë sot se që prej se Kosova i ka vendosur taksë produkteve serbe, i ka shkaktuar 34.6 milionë euro dëme shtetit të Serbisë.

Lajiq theksoi se vendimi i Prishtinës e rriti kontrabandën, kryesisht në pjesën veriore të Kosovës, ku popullsia serbe është shumicë.

“Fenomenet e trafikimit janë vërejtur edhe në jug ku disa produkte të konsumit serb shiten në tregun e zi”, ka thënë Lajiq.

Kompanitë serbe eksportonin në Kosovë vaj, energjinë elektrike, kimikate, materialet të ndërtimit, pasta, qumësht dhe sheqer. Ndërkaq, nga Kosova, Serbia importon bakër, plastikë, fruta dhe lëkurë.