75 Mall Live Search
10:26 / E Diele, 14 Prill 2019 / indeksADMonline

Taksa problem edhe për ShBA-në e Kinën

ShBA është e gatshme të përballet me pasoja nga Kina nëse nuk arrin të përmbushë kushtet e një marrëveshjeje të mundshme për t’i dhënë fund luftës tregtare mes dy ekonomive më të mëdha të botës.

Sekretari i thesarit amerikan, Steven Mnuchin tha se ShBA do të takohen në Pekin, ku do të ketë kërkesa për një sistem “dyanësh” për të zbatuar marrëveshjen.

“Unë do të pres që mekanizmi i zbatimit të funksionojë në dy drejtimet, që ne presim të respektojmë angazhimet tona dhe nëse nuk e bëjmë, duhet të ketë pasoja të caktuara.”, u shprehë Mnuchin.

Ekipi negociues i ShBA-ve po udhëhiqet nga Robert Lightizer, përfaqësues tregtar në ShBA i njohur për pikëpamjet e ashpra mbi Kinën.

ShBA kishte vendosur taksa për produktet kineze, gjë që ishte kundërshtuar nga Kina.

Një marrëveshje mes Kinës dhe ShBA-ve u prit që të arrihej në muajin mars apo prill por tani afati është shtyrë për maj apo qershor.

Pas Kinës, ShBA-të pritet të futen në bisedime me shtetin e Japonisë rreth tregtisë./Indeksonline/