18:06 / E Enjte, 27 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Taksa shkakton krizë te koalicioni VV-LDK

Sot ishte planifikuar të mbahej mbledhja e Qeverisë në orën 16:00.

Por ajo u anulua, ndërsa kryeministri Kurti në orën 18:30 ka thirrur konferencë të jashtëzakonshme për media, shkruan Indeksonline.

Indeksonline mëson se LDK nuk ka shkuar në mbledhje.

Ata i kanë thënë kryeministrit Kurti që nëse nuk largohet taksa pa reciprocitet, LDK-ja do të largohet nga qeveria deri javën e ardhshme.

Por, VV-ja nuk ishte dakord për këtë, dhe kjo ishte arsyja që mbledhja është shtyer.

Zëvendëskryeministri Avdullah Hoti ka kërkuar sot që të hiqet taksa dhe të mos rrezikohet partneriteti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës./Indeksonline/