14:06 / E Diele, 05 Maj 2019 / indeksADMonline

Taksën ndaj produkteve serbe po e shfrytëzojnë më së miri këto dy shtete

Taksa për produktet serbe e vendosur nga Qeveria e Kosovës deri më tani e ka dëmtuar shtetin fqinj 500 milionë euro.

Gazeta serbe ‘Blic’ ka bërë një hulumtim se cilat janë shtetet që kanë përfituar më së shumti nga taksa, transmeton Indeksonline.

Sllovenia dhe Maqedonia e Veriut janë shtetet që kanë përfituar më së shumti nga vendosja taksës.

Sllovenia e ka rritur eksportin për 9.3 milionë euro , ndërsa Maqedonia e Veriut ka arritur ta rrisë për shtatë milionë euro më shumë se vitin e kaluar.

Po ashtu Shqipëria edhe Turqia kanë shënuar rritje për gjashtë milionë euro.

Rritje të dallueshme të eksportit kanë shënuar edhe Gjermania, Kina dhe Kroacia. /Indeksonline/