10:59 / E Martë, 05 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Taksistët bëhen model, ja çfarë reklamojnë (Foto)

Duket se ndër vite modelët që bëjnë xhiro nëpër pistat e modës dhe qëndrojnë para aparateve fotografive janë duke ndryshuar.

Markat e ndryshme kërkojnë të jenë sa më të veçantë, dhe kësisoj të përfaqësohen nga njerëz të tillë.

Marka Helmut Lang Taxi, zgjodhi që modelet të kalojnë nëpër rrugët e Nju-Jorkut si shoferë të taksive, transmeton Indeksonline.

Në një seri fotografish për linjën e re, shoferët e taksive të moshës së mesme janë zbukuruar deri në detajin e fundit , teksa pozojnë para makinave.

Pas realizimit të fotografive, tashmë bluzat janë në shitje dhe kostoja e tyre nuk është shumë e lartë./Indeksonline/