75 Mall Live Search
13:09 / E Enjte, 19 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Taksisti mysliman s’e çon në shtëpi një çift të moshuar, kishte me vete proshutë Krishtlindjesh

Një shofer mysliman i taksisë “Uber” refuzoi ta çonte një çift të moshuar në shtëpi, po mbanin një proshutë Krishtlindjesh, në Australi.

Marion Archibald, 66 vjeç, dhe burri i saj Peter, 76 vjeç, rezervuan një “Uber” për t’i dërguar ata në shtëpi pasi fituan një proshutë përmes një loje me qitje, në jug të Melburnit, të martën në mbrëmje, shkruan Indeksonline.

Por kur shoferi mbërriti dhe pa se çifti po mbante proshutën e madhe, ai nuk pranoi t’i merrë ata pë t’i çuar në shtëpi për shkak të besimit të tij fetar.

Oh jo, çfarë është ajo … ai tha se ishte mysliman. Ai tha që ne nuk mund të futeshim … Mendova se ai po tallej, “i tha zonja Archibold “The Leader”.

“Ai nuk duhet të na linte atje … ai mund të kishte thirrur të paktën dikë tjetër për ne,” tha ajo.

‘Të gjithë kemi besime të ndryshme por kjo është qesharake. ‘