Taksisti prishtinas në hall nga kolegu i tij, ja si dëshiron ta rrah e nuk e lejon të hyjë në një lokal

Një taksist në Prishtinë i është drejtuar Indeksonline për t’u ankuar për një koleg të tij i cili sipas tij po i shkakton kokëçarje të përditshme.
Ai(emër i njohur për redaksinë) tregon për Indeksonline se me kolegun e tij ka probleme që dy vite.
Viktima thotë se e ka njoftuar Policinë për ajo nuk ka ndërmarr masa ndaj të dyshuarit.
Ai i ka dërguar një video Indeksonlines se si kolegu i tij e kërcënon, e shanë dhe nuk e lejon të hyjë në një restorant.
I dyshuari pasi e sheh që po e incizon, fillon ta ndjek dhe i lutet ta ndal inicizimin ose do ja thërras Policinë.
Viktima pasi nuk e ndal incizimin, fillon të ik nga i dyshuari i cili i vihet prapa edhe në restorant dhe fillon ta fyej atë. Pastaj, ai ia ka dëmtuar veturën e tij pasi është ndalur incizimi.
Në lidhje me këtë rast, Policia e ka dënuar personin që po incizonte me 50 euro me arsyetimin se kishte bezdisur klientët tjerë në lokal.

Sipas viktimës, i dyshuari ka probleme edhe me koleget dhe qytetarë tjerë. Ai thotë se personi në fjalë “në të kaluarën jo vetëm mua por edhe të tjerët i ka sulmuar” .
Në lidhje me këtë rast, Indeksonline do ju mbaj të informuar.