Taksisti shqiptar gjen kuletën e Manuel Neuer, e quan shaka shpërblimin që mori nga portieri gjerman

Portierit gjerman Maneu Neuer i humbi portofoli në një taksi disa javë më parë dhe një taksist, që doli të jetë shqiptar, e gjeti atë dhe ia ktheu, por në fund ai e akuzoi atë se ishte dorështrënguar dhe nuk i dha shpërblimin që priste.
Mësohet se situata e përmendur ka ndodhur pak javë më parë dhe se Neuer ka qenë pasagjer te taksisti shqiptar, Hazir Stublla.
Në fund të turnit të tij, teksa pastronte makinën, ai gjeti një kuletë që i përkiste Neuerit.
Haziri aty gjeti 800 euro para të gatshme dhe dy kartela banke, për të cilat u mundua t’ia kthejë pronarit.
Dy javë pas kësaj, ai mori një fanellë të nënshkruar nga Neuer në postë, gjë që i shkaktoi atij zhgënjim të madh.
Për përpjekjen e tij, thotë ai, ka udhëtuar të paktën 120 kilometra dhe kishte harxhuar 400 euro.
“Emri i Neuer dhe adresa e tij ishin në ID. Gjeta shumë para, kartela krediti dhe një patentë shofer që i përkiste Neuerit. 10 ditë pasi e ktheva kuletën, një kuti arriti në shtëpinë time. Në të kishte vetëm një fanellë… asnjë shënim falendërimi.”
“Ky çmim është shaka. Unë kam katër fëmijë, dhe nuk mund të bëj asgjë me fanellën”, ka thënë taksisti për Bild.
Sipas ligjit në Gjermani, kushdo që kthen pronën me vlerë prej 500 eurosh, ka të drejtë të marrë 5% të vlerës dhe një shtesë prej 3%, që do të thotë se Neuer i ka detyrohet Stubllës 34 euro.