Taksistit në Prishtinë nuk i pritet, gjen mënyrën si t’i shmanget kolonës
Gjatë ditës së sotme në Prishtinë, të Lesna, një veturë ka kaluar pjesën ndarëse të rrugës, ku ka dalë në anën e kundërt të asaj rruge.
Sipas një video që Indeksonline ka siguruar, taksisti nuk pret në kolonë, por gjenë një mënyrë më të lehtë për t’iu shmangur kolonës.
Kështu, ai ka rrezikuar edhe vozitësit e tjerë, për shkak se ka dalur në anën e kundër të rrugës./Indeksonline/