Taksitë ilegale s’ka kush që i ndalon për relacionin Prishtinë- Podujevë

Taksitë ilegale vazhdojnë të funksionojnë në relacionin Prishtinë- Podujevë.
Ndonëse vazhdimisht ka pasur kërkesa nga operatorët që të ndërmirren masa lidhur me këtë çështje, ata edhe më tej vazhdojnë avazin e vjetër, shkruan IndeksOnline.
Lidhur me këtë në vazhdimësi po dëmtohen financiarisht agjencionet private të cilat paguajnë taksat komunale, për të funksionuar.
Ankesa e tyre bëhet më e theksuar në këtë kohë pandemie, e që të ardhurat e tyre dukshëm kanë rënë. /IndeksOnline/