75 Mall Live Search
10:58 / E Mërkurë, 08 Janar 2020 / indeksADMonline

Taktika fantastike e amerikanëve, si i reaguan raketave iraniane

Forcat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës që gjenden në bazën e Irakut kishin një taktikë pas sulmit me raketa nga ushtria e Iranit.

Mediat e njohura raportojnë se personeli dhe ushtarët u futën nëpër bunkerë në kohë pasi morën lajmin se drejt tyre ishin nisur raketat.

Mësohet se informacioni erdhi nga 9600 kilometra larg, transmeton Indeksonline

Image result for Ain al-Asad military usa

Trupat u lajmëruan për rrezikun nga një prej sistemeve të paralajmërimit të hershëm të Pentagonit.

Raportohet se deri më tani nuk ka raportime për të vdekur pasi punonjësit në bazën e Ain al-Asad u futën nëpër bunkerë gjatë bombardimeve.

Vlen të theksohet se baza Ain al-Asad mban 1500 trupa amerikane dhe aleate. Kjo është baza e parë e amerikanëve në Irak pas rrëzimit të Saddam Hussein. /Indeksonline/