Talat Xhaferi nënshkruan aktvendimin për mbajtjen e zgjedhjeve, më 15 korrik

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë Talat Xhaferi, ka njoftuar se mbrëmë ka nënshkruar mbrëmë dokumentin në të cilin parashihet mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme në Maqedoninë Veriore. Këto zgjedhje do të mbahen më 15 korrik, e cila ishte datë konsensuale midis pozitës dhe opozitës.
Xhaferi me një status në Facebook ka thënë se këto do të jetë zgjedhje të pazakonta pasi që nuk do të ketë fushatë zgjedhore.