75 Mall Live Search
14:10 / E Martë, 13 Gusht 2019 / indeksADMonline

Talat Xhaferi vazhdon ‘traditën’, edhe këtë herë te Rana e Hedhun

Vapa afrikane në bregdetin shqiptar. Kolonat e gjata të automjeteve në hyrje të Shëngjinit, shumica me targa të Kosovës.

Kryekuvendari i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi bënte pushimin në Shëngjin, te Rana e Hedhun – Vila delux, të martën (13 gusht), në orët e paradites. Ai rrinte me padronin e restorantit – te pishat.

Edhe Talati, si kundër një ditë më parë Behgjet Pacolli, i ra detit.

Të hënën, kur erdhi baci (Pacolli) me jahtën e tij gjigante kishte sigurim të madh. Binin në sy policët e trafikut dhe “gorillat” me telefona në dorë.

Ndërkaq, me paraqitjen e Xhaferit, nuk u vërejtën sigurimsat…