16:00 / E Diele, 19 Shtator 2021 / AR

Talebanët argëtohen me mitrolozë në Parkun Kombëtar

Talebanët janë fotografuar me mitrolozë duke i dhënë varkave me vela, ndërkohë që në të gjithë Afganistanin ka protesta mbi të drejtat e grave dhe vajzave.

Në foto shihen luftëtarët në varka me formë mjellme, duke u argëtuar në ujrat e Parkut Kombëtar Band-e Amir, që dikur ka qenë vendi kryesor ku mblidheshin turistët e huaj dhe ata vendas.

Parku ka 6 liqene të vegjël, në malet Hindu Kush.