Talebanët mbyllin universitetet për femra në Afganistan

Talebanët kanë njoftuar për mbylljen e universiteteve për femrat në Afganistan, thuhet në letrën e ministrit të Edukimit.
Ai thotë se ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe vlen deri në njoftimin e ardhshëm.
Sipas këtij vendimi, u ndalohet femrave qasja në edukim formal, përderisa ato u përjashtuan edhe nga shkollimi sekondar.
Vetëm para tre muajve, mijëra vajza dhe gra u paraqitën para universiteteve për provimin pranues në Afganistan, raporton BBC.
Mirëpo, më herët kishte pasur kufizime vetëm në fushat ku mund të studionin ato.
Pas marrjes së pushtetit nga talebanët në vitin e kaluar, universitetet përfshinin klasa dhe hyrje të ndara gjinore.
Studentet mund të merrnin mësime vetëm nga profesoresha femra ose meshkuj të vjetër.
Në muajin nëntor, autoritetet ndaluan daljen e grave në parqet e Kabulit, me arsyetimin se ligjet islamike nuk po zbatohen në to.