75 Mall Live Search
11:14 / E Premte, 25 Shkurt 2022 / B O

Talebanët porosi Rusisë dhe Ukrainës: Hiqni dorë nga dhuna, hyni në dialog

Ndërsa shumica e vendeve i luten Rusisë që të ndalojë sulmin e saj ushtarak, talebanët të premten poashtu lëshuan një deklaratë duke u kërkuar të dyja palëve të heqin dorë nga dhuna dhe të zgjidhin krizën përmes dialogut.

Talibanët gjithashtu iu lutën Rusisë dhe Ukrainës që të mbrojnë jetën e studentëve afganë, duke shprehur shqetësimin për viktimat civile.

Aktualisht, trupat ruse po sulmojnë intensivisht Ukrainën, duke luftuar forcat në Kievin verior.

Talebanët pushtuan Afganistanin në një sulm më 15 gusht 2021 – pasi qytetet kryesore si Kandahar, Herat, Mazar-e-Sharif, Jalalabad dhe Lashkar Gah ranë pa rezistencë ndërsa trupat amerikane u tërhoqën pas 20 vjetësh nga lufta. /IndeksOnline/