Talentet e Liverpoolit pësojnë bindshëm, por thyejnë rekordin historik në futbollin anglez
Liverpooli është eliminuar nga EFL Cupi mbrëmë pas disfatës bindëse nga Aston Villa.
Liverpooli është paraqitur në këtë ndeshje komplet me akademinë e skuadrës pasi që yjet e skuadrës kanë udhëtuar për në Katar për Kupën e Botës.

Por, Liverpooli mund të krenohet nga kjo ndeshje me një rekord të arritur.
Liverpooli është bërë skuadra më e re në histori të futbollit anglez që është paraqitur në një ndeshje zyrtare. 19 vjeç e 183 ditë ka qenë mosha mesatare e futbollistvë të skuadrës së madhe angleze.

Ndërkaq, mosha mesatare e Aston Villës ka qenë 28 vjeç e 32 ditë./Indeksonline/
