Talentët gjerman “mbretërojnë” Evropën, fitojnë Euro U21

Gjermania U21 është shpallur kampion i Europës në kampionatin që u zhvillua në Lublanë.
Gjermanët në finale mposhtën Portugalinë U21 me rezultat minimal 1-0.
Golin e vetëm në ndeshje e shënoi talenti i Anderlechtit, Lukas Nmecha.
Lukas Nmecha SCORES for Germany in the U21 Euros Final!??⚽️ pic.twitter.com/EvH8spz46B
— Man City Talent Watch (@CityTalentWatch) June 6, 2021
Ai njëherit është edhe golashënuesi më i mirë i turneut me katër gola të shënuar.
Gjermania gjatë rrugës e ka eliminuar Danimarkën dhe Holandën derisa Portugalia ka mposhtur Italinë dhe Spanjën. /IndeksOnline/