22:53 / E Premte, 17 Janar 2020 / indeksADMonline

Talenti 16 vjeçar i Arsenalit stërvitet me skuadrën e parë

Charlie Patino është vetëm 16 vjeçar mirëpo mosha e tij nuk e ndali atë që të jetë pjesë e skuadrës së parë të Arsenalit gjatë stërvitjeve.

Patino i është bashkuar Arsenalit nga Luton në vitin 2015 dhe që nga atëherë ka arritur të tregoj që është një futbollist mjaftë i talentuar madje edhe është ftuar nga skuadra U 17 e Anglisë.

Për këtë është shprehur i lumtur edhe futbollisti i cili ka postuar një foto duke thënë “Çfarë përvoje me ekipin e parë”.

Futbollisti 16 vjeçar mund të jetë një mundësi e mirë për skuadrën e Arsenalit që ta rifreskojnë skuadrën e tyre me futbollist të rinj e të talentuar.

/Indeksonline/.