Talenti Andi Seferi: Qëllimi im është të veshë fanellën e Kosovës dhe t’i përfaqësoj ngjyrat e shtetit tim

Andi Seferi është njëri ndër talentët më të mëdhenjë shqiptarë të futbollit në Gjermani.
Ai është produkt i akademisë së klubit të mirënjohur, Borussia Monchengladbach.
Në një intervistë për Indeksonline, Seferi rrëfen për fillimin e karrierës.
“Si 4 vjeçar kam filluar në akademinë e Borussia Monchengladbach. Për 13 vite jam shkolluar për futboll në këtë akedemi. Pastaj si 17 vjeçar kam kaluar te Uerdingen. Ndërsa sivjet kam filluar të luaj në ekipin senior te Union Schafhausen. Në afatin e verës kam pas plan të shkoj te Roda në Holandë por për shkak të situatës me Covid19 është shtyrë për disa javë” deklaroi Seferi.
19 vjeçari, luan në pozitën e mesfushorit. Në të kaluarën ai është paraqitur edhe për kombëtaren e Kosovës U19.

Madje, trajneri Ramiz Krasniqi ia ka besuar edhe shiritin e kapitenit. Ndryshe, pritshmëritë e klubit të Seferit janë të mëdha.
Talenti shqiptar flet me emocion për përkrahjen që i bëjnë tifozët në ndeshjet kampionale.
“Trajneri dhe kryesia e ekipit presin shumë prej meje, pasi kam ardh nga një ekip i madh. Ekipi im ka shumë tifozë dhe vijnë në ndeshje, i pëlqen performanca ime. 7 mijë – 8 mijë vet zakonisht vijnë në stadium për të shikuar lojën dhe thërrasin emrin tim”
Qëllimi kryesor në karrierën futbollistike të Andi Seferit, është të veshë fanellën e kombëtares së Kosovës.
“Normalisht që dëshira është me lu te Kosova me i bë të gjithë krenarë, familjën, prindërit. E di që për të arritur sukses kërkohet sakrificë e madhe. Nuk dua ta humbë dëshirën dhe qëllimin prej mendjes dhe syve. Çdokush e ka nga një qëllim në jetë, qëllimi im është që të veshë fanellën e Kosovës dhe t’i përfaqësoj ngjyrat e shtetit tonë”.
/Indeksonline/