Talenti argjentinas pranon ofertën e Realit

Franco Mastantuono nga sezoni i ardhshëm do të vesh fanellën e Real Madridit.
Sipas asaj që raporton Fabrizio Romano, 17-vjeçari argjentinas ka vendosur të bashkohet me klubin mbretëror, shkruan IndeksOnline.
Mesfushori i talentuar ka ëndërruar të luaj për “Los Blancos” dhe ka pranuar ofertën personale.
Real Madrid tashmë do të negocioj me skuadrën e River plates, për çmimin e transferimit.
Mastantuono po kalon një sezon fantastik, ku nga 12 ndeshje të zhvilluara ka shënuar katër gola dhe ka bërë katër asiste.
Vlera e tij në tregun e transferimeve është 30 milionë euro./IndeksOnline/