09:44 / E Shtunë, 15 Qershor 2024 / Gj. Sh

Talenti brazilian kryen testet mjekësore te Chelsea

Willian Estevao sapo ka përfunduar testet mjekësore si lojtar i ri i Chelsea.

Talenti 17 vjeçar brazilian do të nënshkruajë kontratë deri në qershor të vitit 2032 te Chelsea, por do të jetë e vlefshme vetëm nga korriku 2025 pasi të mbush 18 vjet, shkruan IndeksOnline.

Sipas gazetarit Fabrizio Romano, Chelsea tashmë ka arritur marrëveshje me Palmeirasin javë më parë për 40 milion euro tarifë fikse dhe 25 milion euro shtesa.

Blutë e Londrës do të nënshkruajë të gjitha dokumentet këtë fundjavë pas testeve mjekësore të përfunduara në Brazil./IndeksOnline/