23:15 / E Enjte, 01 Qershor 2023 / Gj. Sh

Talenti brazilian rikthehet te Real Madridi

Talenti brazilian, Reinier do të rikthehet te Real Madridi gjatë afatit kalimtar veror.

Mesfushori 21 vjeçar fillimisht ishte në huazim te Borusia Dortmund ndërsa së fundmi luajti për skuadrën e Gironas, shkruan IndeksOnline.

ESPN raporton se Rainier mund të largohet përsëri nga ‘’Los Blancos’’ në formë huazimi, pasi dy skuadrat italiane Lazio dhe Atalanta janë të interesuara për transferimin e tij.

Sipas gazetës, synimi i brazilianit është të qëndroj në Spanjë, pasi dëshiron të heqë pasaportën e komunitetit dhe të marrë atë spanjolle./IndeksOnline/