Talenti i Arsenalit i shënon 10 gola në një ndeshje kundër Liverpoolit (Golat)

Chido Obi-Martin , djaloshi premtues i Arsenalit është figura “tragjike” për akademinë e Liverpoolit.
15 vjeçari i ka shënuar 10 gola për ekipin U-16 në ndeshjen ndaj Liverpoolit. Arsenali ka fituar me rezultat 14-3.

Obi-Martin tashmë ka stërvitur me ekipin e parë të trajnerit të Mikel Arteta dhe luan me ekipin e tij nën-21 vjeç.
Tri shtete po luftojnë për të siguruar përfaqësimin e tij. 15 vjeçari ka luajtur për grupmoshat e Danimarkës, ka prejardhje nigeriane ndërsa jeton në Angli.
15 vjeçari ka gjatësi prej 188 centimetrash dhe ka përgatitje të madhe fizike./Indeksonline/
10 GOAL IN 1 MATCH 🎉
— MEDIOCLUB (@medioclubID) November 20, 2023
Inilah cuplikan 10 gol Chido Obi-Martin ke gawang Liverpool U16. Bukan kaleng-kaleng! 🔥pic.twitter.com/RDGopW7ex8