Talenti i Barcelonës i thotë “PO” Milanit, do të transferohet në janar
Milani dëshiron të përforcohet në afatin kalimtar të janarit për të mos humbur edhe një vit jashtë garave evropiane.
Rosonerët kanë kontaktuar me talentin e Barcelonës, Jean-Clair Todibo, shkruan Indeksonline.
Sipas mediave italiane, 19 vjeçari thuhet se ka pranuar ofertën e rosonerëve që t’iu bashkohet muajin e ardhshëm.
Tashmë ka mbetur vetëm marrëveshja mes dy skuadrave, ku Barca mund të kërkoj 20-25 milionë euro për të.
Çmimi nuk duket i lartë, por ajo që mund të pengoj transferimin është nëse katalonasit kërkojnë t’i vendosin klauzolë rikthimi. /IndeksOnline/
