75 Mall Live Search
13:06 / E Mërkurë, 06 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Talenti i Bayer Leverkusenit “zgjedh” Barcelonën

Të gjithë të “çmendur” pas talentit të Bayer Leverkusenit, Kai Havertz. Juventusi, Bayerni i Mynihut, Real Madridi e Barcelona janë në ndjekje të futbollistit. Gjatë një interviste, 20-vjeçari foli për të ardhmen e tij dhe për ekipet që e ndjekin me interes.

Mesfushori deklaroi se “Bayerni është një nga ekipet më të mëdha në botë dhe të gjithë lojtarët dëshirojnë të luajnë për bavarezët”. Më tej talenti gjerman, theksoi se skuadra që i përshtatet më shumë lojës së tij është Barcelona, por edhe Real Madridi nuk mbetet pas. Me këto fjalë Havertz e bëri të qartë se ekipi katalan mund të jetë destinacioni i tij i radhës, skuadrat e tjera janë të paralajmëruara.