75 Mall Live Search
11:03 / E Hënë, 30 Janar 2023 / B O

Talenti i Kosovës shënon golin e javës në Hungari

Futbollisti i kombëtares së Kosovës, Lirim Kastrati, ka shënuar një gol të jashtëzakonshëm në ligën hungareze.

Kosovari shënoi një gol të bukur nga distanca në minutën e 61 të ndeshjës.

Kastrati me golin e tij barazoi shifrën për 1-1, në ndeshjen e cila përfundoi në fund me rezultat 2:1 në të mirë të Ujpestit, që mposhti skuadrën Honved.

Ish talenti i Romës u transferua në Ujpest sezonin e kaluar nga Bologna. /IndeksOnline/