Talenti i Real Madridit shënon si Cristiano Ronaldo (VIDEO)

Një talent i jashtëzakonshëm po rritet në akademinë e Real Madridit.
18-vjeçari Iker Bravo, pritet të jetë njëri nga yjet e ardhshëm të klubit mbretëror, shkruan IndeksOnline.
Bravo së fundi ka shënuar një supergol nga gjuajtja e lirë kundër Salzburgut, në ndeshjen e UEFA Youth League.
Goli i shënuar ang ai po cilësohet si një reprizë e golave të Cristiano Ronaldos.
Skuadra e të rinjeve të Real Madridit, e udhëhequr nga Alvaro Arbeloa, shënoi fitore me rezultat 3-1./IndeksOnline/