Talenti i Trepça ’89 tregon si përfundoi duke u stërvitur me Interin

Talenti i Trepçës ’89 Emir Rashica shumë shpejtë mund të bëhet pjesë e gjigantit italian, Interit.
18 vjeçari po qëndron në Itali në prova te “Neroazzurrt” dhe nëse tregohet i suksesshëm edhe mund ta kompketojë transferimin atje.
Rashica ka konfirmuar se edhe më tutje po vazhdon të qëndrojë në Italie dhe po mbahet në monitorim nga vëzhguesit zikaltër.
“Po, është e vërtetë që kam ftesë nga Interi dhe jam nën vëzhgimin e tyre për një kohe. Tani për momentin gjendem në itali dhe po vazhdojë të jem nën mbikëqyrjen e tyre.”, shtoi Rashica.
Futbollisti kosovar më pas tregoi edhe se si erdhi deri te kontakti me Interin duke thënë se kjo ndodhi kur ishte me Kombëtaren e Kosovës në Itali në një turne në të cilin Kosova ka zënë vendin e parë dhe aty ka nisur kontakti me njërin prej vëzhguesve të gjigantit italian.
“Kontakti ka filluar në Itali kur kemi pasur një turne me Kombëtaren e Kosovës dhe kemi zënë vendin e parë dhe prej asaj kohe jam nën vëzhgimin e tyre.” theksoi Rashica.
Për Rashicën, kalimi te Interi do të ishte një ëndërr e bërë realitet.
“Normal Interi është një klub i madh dhe është ëndërr e çdo futbollisti për t’u bërë pjesë e tyre.”, tha Rashica në fund.
Nëse Rashica tregohet i suksesshëm në këto prova, KosovaPress mëson se marrëveshje me Interin mund të kompletohet në javët e ardhshme.